Kocaqi: Greqia e mban shtetin me patriotizëm, Shqipëria ka provuar vetëm rrugaçë politikë - Bota Sot
Kocaqi: Greqia e mban shtetin me patriotizëm, Shqipëria ka provuar vetëm rrugaçë politikë

Shqipëria

Kocaqi: Greqia e mban shtetin me patriotizëm, Shqipëria ka provuar vetëm rrugaçë politikë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 07:21
Elena Kocaqi

Greqia e mban shtetin me patriotizëm. Kështu u shpreh historiania Elena Kocaqi e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, e cila duke bërë një paralelizëm me Shqipërinë tha se vendi ynë nuk ka politikanë.

Sipas saj, Shqipëria ka provuar vetëm rrugaçë politikë dhe nuk ka pasur asnjëherë politikanë.

Elena Kocaqi: Në Greqi ka patriotizëm ekstrem dhe nacionalizëm ekstrem. Asnjëherë partitë politikë dhe pushteti nuk vënë në diskutim shtetin në Greqi. Gjë që bëjnë politikanët shqiptarë, që kanë rrëzuar shtetin nga ana institucionale. Pse? Vetëm për karriget personale. Kjo nuk ndodh në Greqi, kjo nuk ndodh në asnjë vend që në krye të shtetit ka burra, nuk po flas burra shteti, por të paktën burra. Politikanë që kanë një mision në jetën e tyre, që vijnë në pushtet për të kontribuar dhe largohen duke ikur me votë dhe duke kanë lënë një emër të mirë. Ne keni provuar rrugaçë politikë, por nuk kemi provuar të paktën politikën. Greqia e ka mbajtur shtetin me patriotizëm, madje me ekstremin që mund të ketë Ballkani dhe Evropa. Ata shtetin nuk e vënë në diskutim. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...