Vasili për Akademinë e Shkencave: Rama është i gëzuar kur zgjidhen ata që i lëpijnë atletet

Shqipëria

Vasili për Akademinë e Shkencave: Rama është i gëzuar kur zgjidhen ata që i lëpijnë atletet

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 08:21
Petrit Vasili

Nënkryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili në një postim në facebook komenton ‘heshtjen’ e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me zgjedhjet bërë në Akademinë e Shkencave.

Vasili shkruan se Rama nuk flet për këtë çështje sepse është i qetë dhe i gëzuar vetëm kur shkelet ligji dhe kur zgjidhen ata që i lëpijnë atletet.  

Postimi i plotë:

Kur u zgjodh ne vitin 2017 Gudar Beqiraj Kryetar i Akademise Shkencave ne perputhje me ligjin,ulerinte Shkollepakti e thoshte:

"Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave, nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj stop farsës”, shkruante Rama në Facebook.

Ndersa sot Shkollepakti ka qepur gojen per farsen e zgjedhjeve ne Akademine e Shkencave.

Sepse Shkollepakti eshte i qete dhe i gezuar vetem kur shkelet ligji dhe kur nga farsa zgjidhen ata, qe i sherbejne dhe i lepijne atletet atij edhe pse vijne erë djersë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat