Gjirokastra, misteri i pazbuluar i Shqipërisë

Shqipëria

Gjirokastra, misteri i pazbuluar i Shqipërisë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 08:32
Gjirokastër

A duhet të shohë një turist britanik të metat e Gjirokastrës, rrugët e saj të pingulta, mungesën e jetës së natës dhe shqetësimet e tjera, apo historinë e saj, peziazhin e papërsëritshëm dhe natyrën e egër. Këtyre dilema i ka dhënë përgjigje një artikull nga e përditshmja britanike, "The Independent".

Gjirokastra, qyteti i gurtë i shtëpive muze, është thesari i Shqipërisë, i peizazheve mahnitëse, i kuzhinës autoktone, i hoteleve me çmime skajshmërisht të ulëta.

Këtë mesazh përcjell të fshehur mes alegorisë dhe kontradiktave e përditshmja britanike "The Independent".

Me stilin qëllimisht cinik, autorja Holi Bekstër nxjerr në pah të metat e papërfillshme që ajo ka hasur në qytetin historik malor, por nuk ndal së theksuari se pas gjithë vogëlsirave, fshihet një natyrë dhe kulturë që bashkëkombësit e saj nuk duhet ta humbasin.

"Kujt do i pëlqente t'i harxhonte ato pak javë pushime të shumëpritura në një qytet malor në Shqipëri, që ndodhet një pëllëmbë nga bregdeti jugor i Sarandës, ku askush nuk flet anglisht por ku hotelet janë të lira dhe të bukura, ku menytë e mëngjesit janë të shumëfishta, ku luginat janë të rralla dhe malet të përtejme, ku anëtarët e stafit të hotelit ju ofrojnë shoqërinë e tyre për një orë e gjysmë deri në destinacionin e ardhshëm për shkak se jeni mysafirë, ku gjatë një ndalese në 'Syrin e Kaltër' të fshehur mes pemëve të lisit, ujërat janë aq të shndritshëm sa nuk duken të vërtetë. Kush do i dëshironte këto? Sipas meje mos shkoni në Gjirokastër, më mirë do të bënit të qëndronit në shtëpi."

Gjirokastra shekullore me arkitekturën e saj tipike otomane ruhet prej vitit 2005 nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara si një qytet i rrallë e trashëgimisë botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat