Ekstradohet nga Belgjika shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar - Bota Sot
Ekstradohet nga Belgjika shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shqipëria

Ekstradohet nga Belgjika shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 11:02
Ilustrim

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Belgjika një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia njofton se i ekstraduari është shtetasi Alket Preka,  41 vjeç, banues  në Shkodër.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për  veprën penale “Vjedhje me dhunë" dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake" .

“Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës  një automjet dhe e ka çuar në Shkodër. Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri”,- njofton policia. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...