Spaho: Rama ka krijuar agjenci për tregtimin e karburantit në kohë krize

Shqipëria

Spaho: Rama ka krijuar agjenci për tregtimin e karburantit në kohë krize

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 13:50
Edmond Spaho

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një deklaratë për mediat shprehet se kryeministri Edi Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetërore, që do blejë dhe tregtojë sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize.

Edmond Spaho: Edi Rama po rrit çmimin e karburantit duke zhvatur miliona euro të tjera nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës. Edi Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetërore, e cila do të blejë, tregtojë një sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize.
Ai dhe ministrja e tij e financave gënjyen paturpësisht kur thanë se nuk ka rritje të re të çmimit të karburanteve. Ministrja e Energjisë Belinda Balluku e nxjerr në shesh këtë gënjeshtër të Edi Ramës me shpjegimet ligjore që ka çuar në Kuvend.
Në fund të shpjegimit të ligjit që rrit çmimin e karburanteve për të mbajtur me para agjencinë e Edi Ramës thuhet qartë se kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumatorit fundor.
Dokumenti gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit dhe është prova nga vetë qeveria që ky vendim i Edi Ramës zhvat shqiptarët he i varfëron ata më shumë. Aktualisht Shqipëria e ka të rregulluar shumë mirë rezervën e sigurisë së karburanteve pa kosto të tjera shtesë mbi qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat