Berisha dhe Mediu takim me këshilltarin e Donald Trump: Diskutime rreth krizës politike në Shqipëri

Shqipëria

Berisha dhe Mediu takim me këshilltarin e Donald Trump: Diskutime rreth krizës politike në Shqipëri

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 14:42
Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kanë takuar sot Këshilltarin  e Presidentit të SHBA, Donald Trump, ish-kryetarin e bashkisë së New York Rudi Guiliani, ish-Sekretarin për Homeland Security Tom Ridge.

Lajmine  ka bërë të ditur kreu i PR-së, Fatmir Mediu i cili ka postuar disa foto nga takimi në facebook, ndërsa shprehet se diskutimi u perqendrua rreth krizes politike ne Shqiperi.

“Takim dhe mëngjes pune me Këshilltarin e Presidentit Trump, Ish kryetarin e Bashkisë New York, Rudi Guiliani, Ish Sekretarin për Homeland Security, Tom Ridge dhe Ish kryeministrin Dr Berishën.

Diskutimi u përqëndrua rreth krizës politike në Shqipëri, krimin, korrupsionin dhe shkatërrimin e lirive të qytetarëve shqiptarë.

Rama po e çon Shqipërinë drejt shkatërrimit të sistemit kushtetues dhe pluralizmit, për interesa të tij personale, duke ndërtuar një narko shtet”, ka shkruar Mediu në Facebook.

Nderkohe qe dhe Berisha ka publikuar nje njoftim per takimin me Rudi Guiliani.

“Takim me Rudy Gulianin, ish kryetarin e Bashkise se New York-ut dhe Tom Ridge, ish sekretar i sigurise se vendit ne SHBA!

Miq, pata kenaqesi te takoj dhe bisedoj mbi zhivillimet ne vend dhe rajon ish kryetarin e Bashkise se New York-ut i njohur per famen e tij edhe si kryetari i Bashkise te Amerikes dhe ish sekretarin e sigurise se vendit te SHBA, me te cilin une dhe qeveria qe drejtoja kemi bashkepunuar ngushtesisht ne fushen e sigurise dhe luftes kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar.

Ne kete takim njoha miqte me problematiken e madhe te krijuar nga instalimi i narkoshtetit ne Shqiperi nga qeveria aktuale, lidhjet e saj me krimin e organizuar dhe korrupsionin e papermbajtur te te gjitha niveleve qeveritare, klimen armiqesore ndaj investimeve te huaja ne vend dhe largimin masiv te shqiptareve nga vendi.

Ne takim ishte i pranishem dhe kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu.Takimi ishte nje shkembim i hapur mendimesh”, thekson Berisha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat