Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjes herët në aksin Gjirokastër- Kakavijë, ku dy makina janë përplasur mes tyre.
Si pasojë e impaktit të fortë, 5 persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se shtetasit e lënduar janë nga Elbasani dhe Gjirokastra. Ambulanca i ka transportuar në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Oraneës ka publikuar disa foto të aksidentit, ku shihet sesi janë katandisur makinat nga përplasja e fortë.