“Ose na vrasin ata ose do i vrasim ne!” Aksioni për shembjen e disa banesave ngre në protestë banorët e Astirit

Shqipëria

“Ose na vrasin ata ose do i vrasim ne!” Aksioni për shembjen e disa banesave ngre në protestë banorët e Astirit

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Ditën e sotme janë shembur 4 banesa private që preken nga ndërtimi i bulevardit të ri, aks i cili do të lidhë Yzberishtin me Unazën e re, por aksioni në fjalë i autoriteteve ka sjellë një shqetësim tek banorët e zonës së Astirit, të cilët kanë dalë në protestë për të mbrojtur banesat e tyre.

Banorët kanë dalë që në mbrëmje në protestë, fill dhe pas një denoncimi që bëri publik ish kryeministri Berisha, referuar një mesazhi të ardhur nga një oficer policie që lajmëronte mbi prishjet e banesave në Astir.

Banorët vetë janë shprehur se do t’i ruajnë me jetët e tyre banesat që preken nga projekti i shumë debatuar i Unazës së Madhe.

 “Te Unaza e Re nuk keni asnjë lloj shansi t’i prishni. Ne jemi për shtëpitë tona. O të na vrasin ata, o do i vrasim ne, kështu do të përfundojë. Ne do të bëjmë kufoma në pragun e shtëpisë tonë. Duam drejtësinë tonë”, – u shpreh një banor i Astirit këtë të hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat