Ruani qetësinë në trafik, pasi po gjobiteni pa e kuptuar! Policia paralajmëron shoferët shqiptarë

Shqipëria

Ruani qetësinë në trafik, pasi po gjobiteni pa e kuptuar! Policia paralajmëron shoferët shqiptarë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Trafiku mund të jetë i dendur tashmë që sezoni veror është në kulmin e tij, por në akset kryesore në Shqipëri, policia ka nisur një aksion për gjobitjen e atyre që shkelin haptazi rregullat e qarkullimit.

Autoritetet kanë nisur të fotografojnë rastet e shkeljes së rregullave dhe gjoba iu vjen pa iu ndaluar asnjë oficer policie.

Policia e ka vënë në dukje këtë “skemë” të re, përmes një videoje dhe paralajmërimi për të gjithë ata që shkelin rregullat e qarkullimit, me qëllim shmangien e trafikut.

“Sezoni turistik karakterizohet nga një trafik i rënduar, kryesisht në rrugët lidhëse me zonat bregdetare dhe, për rrjedhojë, edhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtues mjetesh që nxitojnë dhe sfidojnë rregullin, pa menduar pasojat e rrezikshme për vete dhe të tjerët, janë më të shumta“, tha zyrtarisht Policia. Më tej, sqaroi se me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe disiplinimin e lëvizjes në raport me rregullat e qarkullimit, por edhe shmangien e kontrolleve rutinë dhe jo efikase gjatë sezonit turistik, rrugorët e kryeqytetit monitorojnë dhe patrullojnë rrugët dhe segmentet problematike me agjentë civilë dhe jo vetëm. Ata fokusohen vetëm tek ata përdorues rruge që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke dokumentuar shkeljet e tyre me mjetet speciale që Policia Rrugore ka në përdorim. “Manifesto durim në drejtim”, u drejtohet Policia shoferëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat