Rama komenton sms për Metën: S'ka nevojë për plan, opozita po vetëeleminohet

Shqipëria

Rama komenton sms për Metën: S'ka nevojë për plan, opozita po vetëeleminohet

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:41
Ilir Meta, Monika Kryemadhi

Teksa kam komentuar mesazhin e bërë publik nga presidenti Ilir Meta  për një plan të hartuar që në shkurt për asgjesimin e opozitës, kryeministri Edi Rama tha se opozita është kujdesur vazhdimisht dhe po kujdeset për vetëeleminimin e saj.

Rama: Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë nuk ka nevojë për plane për të eleminuar opozitën sepse opozita është në kapacitete të plota për tu vetëeleminuar. Procesi i degradimit vazhdon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë qorrazi dhe çdo ditë hedhin qorrazi nga një hap. Me rëndësi për ne është ti qëndrojmë besnik të gjithëve edhe atyre që na votuan dhe atyre që nuk na votuan. Historitë me 7x7 bëjnë 42 ja kemi lënë opozitës.

Teksa opozita pretendon se ka pas vetes 85% të shqiptarëve, referuar bojkotit të zgjedhjeve vendore, Rama ka këtë koment:

Rama: Kam thënë që do të ndëshkohen nga vetëpërjashtimi dhe në procesin e vetëvrasjes do të bërtasin fitore dhe siç e shikoni po bërtasin fitore. Fitore të tilla paçin gjithmonë, ajo që mbetet është rezultati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat