Rama paralajmëron biznesin: Kush nuk faturon të bllokohet ligjërisht

Shqipëria

Rama paralajmëron biznesin: Kush nuk faturon të bllokohet ligjërisht

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:13
Foto

Kryeministri Edi Rama paralajmëron të gjitha bizneset që nuk shlyejnë detyrimet tatimore që do të bllokohen.

Në një postim në facebook, Rama shkruan se koha e informalitetit ka marrë fund dhe është koha t’i thuhet stop konkurrencës së paligjshme në kurriz të konsumatorit.

Postimi i Ramës: 

STOP INFORMALITETIT

Prej thuajse një viti jemi përpjekur me qasjen sensibilizuese, informuese, këshilluese të biznesit në raport me detyrimet tatimore, duke minimizuar qasjen ndëshkimore. Tani boll me konkurencën e paligjshme dhe me hilerat në kurriz të konsumatorit!

KOHA QE KUSH NUK JEP KUPON, NUK REGJISTRON DHE NUK FATURON TE BLLOKOHET LIGJERISHT

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat