Kryemadhi zbulon dosjen e re me përgjime, nxjerr emrat

Shqipëria

Kryemadhi zbulon dosjen e re me përgjime, nxjerr emrat

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 22:36
Monika Kryemadhi

E ftuar në “5 pyetje” me Babaramon, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur edhe për një dosje të re përgjimesh ku janë përfshirë të tjerë personazhe të lartë të Partisë Socialiste të cilët sipas saj, janë kapur në përgjime duke blerë vota.

Sipas Kryemadhit dosja quhet 30/6 dhe në të janë emrat e Damian Gjiknurit, Elisa Spiropalit, Erion Veliajt, si edhe Alket Hysenit.

“Ky edhe i bën zgjedhjet vetë edhe i vjedh vetë.

A kemi rezultat përfunditar të votimeve sot pas 12 ditësh se sa kanë marrë pjesë në votime.

E dini ju që ka edhe një dosje 30/6 ku janë të përfshirë në përgjime Alket Hyseni, Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj që thonë duam 20 vota, duam 30 vota aty.

Ti kujton se më 30 qershor i kemi rënë gajdes. Jo ne kemi qenë vigjilentë. Ramën do ta mbysë zullumi i tij”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat