Mjeti del nga rruga; vdes shoferi, plagoset i biri - Bota Sot
Mjeti del nga rruga; vdes shoferi, plagoset i biri

Shqipëria

Mjeti del nga rruga; vdes shoferi, plagoset i biri

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 09:13
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen dhe plagosjen e pasagjerit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...