Tentoi të kalojë autostradën, aksidentohet për vdekje 45 vjeçarja - Bota Sot
Tentoi të kalojë autostradën, aksidentohet për vdekje 45 vjeçarja

Shqipëria

Tentoi të kalojë autostradën, aksidentohet për vdekje 45 vjeçarja

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 10:06
Foto nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen e një 45 vjeçareje ka ndodhur sot në Golem të Kavajës.

Shtetësja Brunilda Shuti së bashku me tre persona të tjerë kanë tentuar të kalojnë autostradën në këmbë kur ajo është aksidentuar nga një makinë me targë AA 808 UB. Ata vinin nga Berati dhe pasi kanë zbritur nga autobusi kanë kërkuar të shkojnë në drejtim të plazhit.

Përplasja ka rezultuar fatale për 45 vjeçaren.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...