Lushnjë/Humb jetën duke ndjekur hajdutin, 57-vjeçarit i kishin vjedhur lopën - Bota Sot
Lushnjë/Humb jetën duke ndjekur hajdutin, 57-vjeçarit i kishin vjedhur lopën

Shqipëria

Lushnjë/Humb jetën duke ndjekur hajdutin, 57-vjeçarit i kishin vjedhur lopën

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:12
Foto

Një person gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të marte në vendin e quajture “Tre urat” në Divjakë. Viktima është Agim Muça 57 vjeç, ndërsa djali i tij mbeti i plagosur.

E gjithë kjo ndodhi, pasi viktimës i kishin hyrë hajdutët dhe i kanë marrë bagëtitë, por janë pikasur nga i zoti i shtëpisë, i cili është vënë në ndjekje të tyre me makinë.

Por ka humbur kontrollin e mjetit tip “Ford”, duke dalë nga rruga dhe për pasojë gjeti vdekjen, ndërsa i biri u plagos dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të afërm dhe banorë të zonës shprehen se fenomeni i vjedhjeve vazhdon t’i frikësojë çdo nate banoret e këtyre fshatrave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...