Rruga e trafikut të kokainës Kolumbi–Meksikë–Shqipëri, dokumentari i RAI-t - Bota Sot
Rruga e trafikut të kokainës Kolumbi–Meksikë–Shqipëri, dokumentari i RAI-t

Shqipëria

Rruga e trafikut të kokainës Kolumbi–Meksikë–Shqipëri, dokumentari i RAI-t

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:40
Valerio Cataldi

Një dokumentar me 5 pjesë me titullin “Narkotika” që rrëfen rrugën e trafikut të drogës nga Kolumbia e Meksika deri në Shqipëri, pritet të shfaqet së shpejti në televizionin italian RAI 3.

I realizuar nga korrespondenti i RAI, gazetari Valerio Cataldi, dokumentari nis me trafikun e kokainës dhe heroinës nga Guerrero, një shtet i vogël në Meksikë, por edhe një qendër për trafikun e madh të kokainës dhe heroinës të destinuar për tregjet amerikane dhe evropiane.

Aty kultivohet lulëkuqja e opiumit, që më pas transformohet në heroinë.

Nga Meksika, dokumentari zhvendoset në Kolumbi në Katatumbo, në laboratorët klandestine të përpunimit të drogës, për t’u mbyllur në Shqipëri.

“Narkotika” pritet të shfaqet gjatë muajit korrik në kanalin televiziv publik italian RAI 3.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...