Nënkryetari i Kuvendit: Brenda vitit goditen ‘peshqit’ e mëdhenj

Shqipëria

Nënkryetari i Kuvendit: Brenda vitit goditen ‘peshqit’ e mëdhenj

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:43
ilustrim

Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi i ftuar në studionin e emisionit ’45 Minuta’ në Report Tv u shpreh se me ngritjen e SPAK-ut brenda këtij viti pritet goditja e parë e ‘peshqve’ të mëdhenj.

“Do të ishte mirë të vinin amerikanë apo anglezë për një periudhë kohe, por këta kemi tani. Ishalla uroj që të gjithë këta me kurajo dhe integritet të kalojnë edhe vettingun dhe të fillojë kjo strukturë dhe të merren me ata që janë bërë si baballarët e kombit. Do të merren ustallarët e baballarëve të kombit. Ata që ua kanë futur dy këmbët në një këpucë do i detyrojnë.

Peshqit e mëdhenj do ti kemi shpejt? Goditjet e para besoj që do të jenë brenda këtij viti. Hajduti nuk ka ngjyrë, këta janë në një vend. Nuk janë vec e vec për të vjedhur, po të hapësh tefterët e biznese do të shikosh gallatë. Kjo është arsyeja që prej 20 e ca vitesh punojnë 2-3 biznesmenë që kur ka qenë Nano, qeveria ime, por edhe kjo punonin bashkë, që Basha u thotë tani oligarkë.

E kanë mbyllur rrethin. Kur ndajnë me ata i quajnë biznesmenë, kur nuk ndajnë i quajnë oligarkë” tha ai. Por cfarë mendon ai për deklaratat e Metës që e cilëson drejtësinë e re si ‘Ramaformë’? “Meta ka votuar për këtë që sot kritikon” tha ai.

Sot, Lulzim Basha u dorëzua nga të gjitha kauzat me të cilat ngriti në këmbë opozitën kundër qeverisë duke pranuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për 3 zgjedhje më 13 tetor. Por Murrizi thotë se për zgjedhjen e presidentit nga populli duhet të bëhen ndryshime kushtetuese, pra 94 vota, por shtoi se opozita në Kuvend nuk i bindet Bashës dhe Kryemadhit.

“Kë ka Basha në parlament që të japë konsensus 94 vota, kur na ka shpallur armiq. Për 39 deputetët e opozitës Basha nuk ka lënë gjë pa thënë. Ku i gjen votat Basha dhe Monika që japin konsensus nga kamerat për 94 votat? Edhe Meta ku i gjen votat, se ai 80 deputetë njeh të ligjshëm? Ka një mënyrë për të ndryshuar ligjin? Hajt ca cojmë në referendum” tha ai.

Si anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore ai konfirmoi se sipas të gjitha gjasave Gjiknuri do të largohet nga bashkëdrejtimi pasi doli te përgjimet e Dibrës. ‘Të drejtën e ndan drejtësia, moralin e ndan politika. Morali qëndron që nuk mundet të predikosh moral kur je i atakuar, jo i fajësuar, pasi atë e jep drejtësia. Kjo e bën pis një gjë të mirë që mund të bëjë ky komision. Të vijë një tjetër dhe besoj që po”.

Për Murrizin sistemi perfekt do të ishte ai mazhoritar. “Mua më pëlqen sistemi mazhoritar, kokë më kokë 100%. Dëshiroj 100 deputetë. 6 muaj pas 28 nëntorit, i bie që në qershor të jenë zgjedhjet e parakohshme. Misioni që nuk e kam dorëzuar mandatin kam deklaruar se kanë të panegociueshëm ndryshimin e sistemit zgjedhor në këmbim të votës për cdo ligj. Ata nuk njohin Zot dhe besojnë se do të jenë të përjetshëm” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat