Pse nuk heton prokuroria! Basha: Ajo që ndodhi më 30 Qershor, nuk ka ndodhur në 3 dekada - Bota Sot
Pse nuk heton prokuroria! Basha: Ajo që ndodhi më 30 Qershor, nuk ka ndodhur në 3 dekada

Shqipëria

Pse nuk heton prokuroria! Basha: Ajo që ndodhi më 30 Qershor, nuk ka ndodhur në 3 dekada

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:02
Lulzim Basha

Ndonëse nuk foli për 30 tetorin, data tjetër e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, sipas Bashës zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike.

Pra, ai e konsideron të pavlefshme zgjedhjet, madje akuzon qeverisjen se ka shpërdorur burimet shtetërore në një proces farsë, duke nisur nga paratë që kanë hedhur në një proces të paligjshëm.

Por pse nuk ka asnjë akuzë zyrtare nga Prokuroria kur zgjedhjet janë të tilla?

Basha shton se “po të kishim një prokuror të ndershëm dhe me integritet, sot të gjithë këta persona, duke nisur me Edi Ramën, KQZ, ministritë e përfshira në to, të gjithë do të ishin nën hetim për shpërdorim detyre dhe shpërdorim financiar.

Kryedemokrati Basha theksoi se shqiptarët e refuzuan Kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën më 30 qershor, si asnjëherë më parë.

“Askush nuk është refuzuar si Edi Rama dhe regjimi i tij. Në ketë refuzim gjejnë shprehje disa prej problemeve kryesore, për të cilat jemi angazhuar në këtë aksion të paprecedentë politik.”

Basha shtoi se shqiptarët kuptuan gjerësisht se, “30 qershori ishte ditë për oligarkët, banditët, për shërbetoret e Edi Ramës, por jo një ditë për qytetarët e zakonshëm”.

Numri një i PD-së tha se Ramën e braktisi edhe baza socialiste, sepse 30 qershori nuk i shërbente as PS-së.

“Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës erdhi për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike, thellimit të varfërimit të shqiptarëve, nënvizoi Basha, i cili shtoi se çdo aksion deri tani i opozitës ka rezultuar pozitiv për të mirën e vendit:

“Roli përcaktues i opozitës, aksioni politik. Pa vendimet e mëdha që morëm, duke nisur me djegien e mandatave, as vetëdijësimi i shqiptarëve nuk do të rritej, as kurajo nuk do të ishte në këto nivele.”

“Sepse më 30 qershor është bërë protesta më e madhe e të gjithë protestave. Nuk u bë në një shesh, por u bë në të gjithë Shqipërinë njëkohësisht. E vetmja votë e pastër e 30 qershorit është vota e atyre që nuk dolën. Mesazhi është ai që është bërë refren deri edhe për fëmijët: Rama ik. Raporti i ODIHR është vula më e zezë që kanë marrë ndonjëherë zgjedhjet në Shqipëri dhe Ballkan.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...