Presidenti Meta i shqetësuar për mungesën e Gjykatës Kushtetuese? Ja përgjigja e ministres Gjonaj

Shqipëria

Presidenti Meta i shqetësuar për mungesën e Gjykatës Kushtetuese? Ja përgjigja e ministres Gjonaj

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 23:38
Etilda Gjonaj

Nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.”

Kështu u shpreh Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë.

Mazhoranca ka ngritur një Komision Hetimor për të verifikuar shkeljet e pretenduara e më pas shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, lidhur me dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërkohë që nëse në Kuvend kërkesa do të votohet me 94 vota, aq sa parashikon Kushtetuta, duhet që fjalën e fundit ta thotë Gjykata Kushtetuese, ende jofunksionale.

Mbi mungesën dhe vonesat për ngritjen e Gjykatës Kustetuse dhe asaj të Lartë, Gjonaj shtoi:

“Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor.”

Ajo  tha këto fjalë e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016.

“Nga ana tjetër ne do na duhet të shohim aktorë ligjorë që do duhet të kishin kryer detyrën e tyre dhe përtej vështirësive që një reformën në drejtësi ka problemet e saj komplekse edhe sa i përket zbatimit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat