Mbledhja e Kryesisë së PS, shtyhet data për Asamblenë Kombëtare

Shqipëria

Mbledhja e Kryesisë së PS, shtyhet data për Asamblenë Kombëtare

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Prej orës 09:00 të këtij mëngjesi, në selinë e PS po zhvillohet mbledhja e kryesisë.

Burime pranë selisë rozë bëjnë me diej se është vendosur shtyrja e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste për në datën 23 korrik, ndërsa nuk dihen aryet.

Një ditë më parë Kryeministri Rama iu kërkoi drejtuesve të 4 qarqeve të Veriut, të që të bëjnë kujdes me lëvizjet politike që do të kryhen në administratat e bashkive, deri tani të djathta.

Rama ka ripërsëritur se asnjë grua apo vajzë në bashki nuk do të hiqet nga puna.

“Nuk do hiqet asnjë nga puna nga bashkitë ku kanë qenë të djathtët në drejtimin e tyre. Të shihen vetëm postet politike. Nuk duhet prekur asnjë grua e vajzë. Çdo vendim të merret në bazë të meritës”, ka qenë porosia e Ramës. Dy ditë më parë, Kryeministri Rama tha pas mbledhjes së Kryesisë socialiste se nuk do të ketë spastrime në administratat e bashkive që drejtoheshin nga të djathtët.

“Gjëja më e rëndësishme, besoj, është që kemi hapur një diskutim edhe për mirëfunksionimin e bashkive dhe pa diskutim në funksion të një qëndrimi të qartë që kemi mbajtur dhe gjatë fushatës në çdo bashki, e cila deri dje është qeverisur nga e djathta, për të ndërtuar një proces solid në raport me administratën, për të mos shfaqur asnjë tendencë tradicionale prej ‘pushtuesish’ në këto bashki, për të respektuar të gjithë ata që sot punojnë në këto bashki, për të mos prekur asnjë grua apo vajzë, në radhë të parë, që figuron në administratën bashkiake dhe për të pasur transparencë maksimale për të gjitha lëvizjet, që natyrisht mund të jenë të nevojshme, jo në funksion të diskriminimit politik apo të ndonjë spastrimi, largqoftë, politik, por në funksion të meritës për çdo pozicion në këto administrata”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat