‘U zhdukën letrat’, shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin

Shqipëria

‘U zhdukën letrat’, shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 10:38
Saimir Tahiri

Është shtyrë sërish gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-numri një i Ministrisë së Brendshme në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se është absurde dhe qesharake që janë humbur letrat, me të cilat do të bëhej arrestimi i tij.

“Ju jeni dëshmitar që ky proces është shtyrë për të tretën herë. Herën e parë sepse letrat që kishte sjellë posta ishin të grisura, herën e dytë për shkak të policisë se kishte humbur letra, ndërsa herën e trete për shkak të Prokurorisë. Unë nuk e di sesi m und të humbasin letrat në Prokurori, kur ka një protokoll.

Unë nuk e di se çfarë serioziteti është ky, kur letrat që kërkohet arrestimi im në parlament, vjen sot Prokuroria dhe thotë kanë humbur. Kjo është qesharake. Nuk e di nëse është e qëllimshme. Kush ka qëllim për zvarritje, paska gjetur mënyrën e humbjes së letrave. Unë shpresoj që të jetë mungesë vëmendje a nuk di çfarë emri t’i vendosë. Unë heq dorë, mjafton që gjyqi të mos shtyhet. Heq dorë nga gjithçka, mjafton të mos shtyhet gjyqi. Letrat që unë do të arrestohesha janë zhdukur. E gjitha është qesharake. Nuk ndodh në dyqan të humbur, jo më Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Është qesharake, është skandaloze”, tha Tahiri.

Saimir Tahiri theksoi se është gati të heq dorë nga provat që janë në favor të tij, mjaft që gjyqi të mos shtyhet.

“Unë i kam shkruar letër drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo thotë se letra është e saktë. Unë dua që gjyqi mos të shtyhet, kjo ka rëndësi. Ky shtet nuk mund të jetë kështu. Kur ndodh me mua, vaj halli se çfarë ndodh me njerëzit. Unë di të them se është e shëmtuar kështu si po ndodh. Është tmerr që të ndodhë që në një proces kaq mediatik të humbin shkresa, kur kanë dalë në media. Kur i ka media, nuk i paska Prokuroria? Unë thashë: Unë dua të bëhet gjyqi. Jam gati të heq dorë edhe nga provat që janë në favorin tim, mjaft që gjyqi mos të shtyhet”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat