Presidentja e re e KE-së ka një mesazh për Shqipërinë - Bota Sot
Presidentja e re e KE-së ka një mesazh për Shqipërinë

Shqipëria

Presidentja e re e KE-së ka një mesazh për Shqipërinë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:50
Ursula von der Leyen

E sapo zgjedhur në krye të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk ka humbur kohë për ta bërë të qartë vizionin e saj për perspektivën Europiane të Ballkanit Perëndimor.

Pasuesja e Jean-Claude Juncer në mesazhin e parë pas marrjes së postit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shprehet në mbështetje të propozimit të Komisionit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Unë dëshiroj të riafirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ku kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe sfida të njëjta. Unë e mbështes plotësisht dhe të qëndrojë prapa propozimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Ursula von der Leyen e cila do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë Komisionin Europian u zgjodh me 383 vota pro, ndërkohë që 327 eurodeputete votuan kundër saj.

60-vjeçarja cilësohet si njeri i afërt i kancelares Merkel ndërsa zgjedhjen e saj ne krye te KE-së e përshëndetën Kryeministri Rama, si dhe krerët e opozitës Basha e Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...