Vasili publikon video: Presidenti po flet kot! Qeveria e ka mbaruar me sukses integrimin - Bota Sot
Vasili publikon video: Presidenti po flet kot! Qeveria e ka mbaruar me sukses integrimin

Shqipëria

Vasili publikon video: Presidenti po flet kot! Qeveria e ka mbaruar me sukses integrimin

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:10
Ilir Meta dhe Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagon pas apelit të Presidentit Ilir Meta i cili apeloi mazhorancën dhe opozitën që të gjejnë zgjidhjen në mënyrë që të mos humbim çeljen e negociatave në vjeshtë.

“Druaj se Presidenti po flet kot!! Përse është kaq i preokupuar Presidenti se do ngelet sërish në vjeshtë qeveria dhe në 19 tetor për integrimin europian? Nuk e di Presidenti se Qeveria e ka mbaruar me sukses të plotë integrimin europian që në 27 qershor 2018 bile ka marrë dhe datën, sigurisht imagjinare”, shkruan Vasili.

Ai ironizon duke thënë se Edi Rama u ka ndarë edhe dekorata ambasadorëve për këtë sukses të paparë.

Duke publikuar një video Vasili shton, “Ndaj i nderuar President vëri në punë këshilltarët e tu. Me që ata nuk të informojnë, po jua tregoj unë edhe me video këtë sukses, që kryeministri e ka arritur me kohë… dhe që ju nuk e keni marrë vesh akoma”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...