Policia u vjen në ndihmë dy turisteve gjermane, të cilat kishin humbur rrugën në kanionin e Gjipesë, në Himarë.
Në orët e mbrëmjes së djeshme, e martë, dy turiste të huaja gjermane J.M., dhe K.U., 37-vjeçare duke eksploruar zonat malore të Kanionit të Gjipesë, Himarë kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.
Pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Himarë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Zjarrfikëset e Bashkisë, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre.
Pas tre orë kërkimesh, gjithashtu nëpërmjet pajisjeve speciale është bërë e mundur gjetja e tyre në një terren shumë të vështirë të këtij kanioni.
Të dyja turistet nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.