Iu refuzua azili, riatdhesohen 29 persona nga Franca, 17 të tjerë nga vendet e BE - Bota Sot
Iu refuzua azili, riatdhesohen 29 persona nga Franca, 17 të tjerë nga vendet e BE

Shqipëria

Iu refuzua azili, riatdhesohen 29 persona nga Franca, 17 të tjerë nga vendet e BE

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:56
Të riatdhesuarit

Iu refuzua azili, riatdhesohen 29 persona nga Franca, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë, si dhe deportohen nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë shqiptarë.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Franceze, kanë vijuar operacionet e përbashkëta të riatdhesimit, ku nëpërmjet dy fluturimeve me charter nga Franca janë riatdhesuar 29 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në Francë, në njërin prej fluturimeve një familje me pesë anëtarë.

Gjithashtu janë deportuar nga vendet e Bashkimit Europian edhe 17 shtetas të tjerë me motivin “Qëndrim i parregullt në territor”, “Pëfunduar vuajtjen e dënimit në vendet e BE-së”, “Tentativë kalimi ilegal për në Mbretërinë e Bashkuar”, “Tejkalim i afatit të qëndrimit në territor” dhe “Refuzim azili në vendet e BE-së”.

Bëhet me dije se operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset për t’a fituar atë janë zero.

Njëkohësisht Policia Kufitare në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...