Pas seancës në KPA, Zaganjori: Nuk e kam ndjerë veten nën presion

Shqipëria

Pas seancës në KPA, Zaganjori: Nuk e kam ndjerë veten nën presion

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:13
Xhezair Zaganjori

Komisioneri publik kërkoi shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori në seancën e mbajtur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Nga ana tjetër kryegjyqtari Zaganjori kërkoi që të mbetet në fuqi vendimi i KPK-së, për ta lënë në detyrë pasi theksoi se shumë prej provave që ka paraqitur nuk janë marrë parasysh. Vendimi pritet të shpallet më 26 korrik ndërsa Zaganjori kërkoi që figura e tij të mos denigrohet pasi ka qenë një nga mbështetësit e vettingut.

Pas seancës në KPA kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori në një deklaratë për mediat u shpreh se Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ka gjykuar si të përsëritura dhe pa vlerë argumentet shtesë të paraqitura prej tij.  

I pyetur nëse mbajtja në procesin e vettingut që prej një viti është një qëndrim i qëllimshme nga ana e Komisionerit Publik, Zaganjori u shpreh se ky institucvion duhet të mbrojë interesin publik, të ngrejë probleme, por pa e tepruar.  

Zaganjori: Unë mendoj se është detyra e tij, atë nuk mund ta them. Detyra e komisionerit publik është të mbrojë interesin e publikut, duhet të ngrejë probleme. Por për mua personalisht edhe ngritja e problemeve e ka një kufi. Ajo që është provë, është dokument zyrtar dhe si e tillë do të trajtohet.

I pyetur nëse ndihen në procesin gjyqtarët nga mënyra se si po procedohet për procesin, Zaganjori u shpreh:

“Nuk e di. Unë deri në ditën e fundit edhe tani, për ato kompetenca që më njeh ligji për të gjykuar dhe nënshkruar shkresa si gjyqtar i vetëm unë nuk e kam ndjerë veten nën presion. Edhe dje kam nënshkruar shumë shkresa për dorëheqjen e gjyqtarëve  të gjykatave të Apelit. Kjo është për tu gjykuar nga çdo gjyqtar. Por unë jam munduar që gjatë këtij procesi të realizoj edhe detyrat që më ngarkon ligji”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat