Shalsi: Kryebashkiakët e rinj në zyra, nuk ka kthim prapa

Shqipëria

Shalsi: Kryebashkiakët e rinj në zyra, nuk ka kthim prapa

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 21:37
Eduard Shalsi

“Jam i i çuditur dhe i keqardhur me sjelljet e saj, për një njeri që ka menaxhuar një qytet të rëndësishëm si Shkodra, po tregon që s’po menaxhon dot veten e saj dhe gjuhën e saj”, është shprehur ministri i Shtetit për Sipërmarrjen Eduard Shalsi, për kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, referuar deklaratave të saj më të fundit gjatë një interviste televizive.

“Ka bërë disa deklarata skandaloze dhe në fund ishte një deklaratë që Shkodra të administrohet si në 1913. Një nivel i tillë kryebashkiaku nuk duhet të ekzistonte”, – tha Shalsi.

Shalsi shprehu vendosmërinë se bashkitë do drejtohen nga kandidatët e mazhorancës dhe për këtë nuk ka kthim prapa.

“Zgjedhjet kanë përfunduar kryetarët do jenë në zyra shumë shpejt dhe fluksi ynë është që të qeverisen siç duan shqiptarët. Ne nuk përcaktojmë dot sjelljen e opozitës, e zgjodhi vetë dhe do paguajë çmimin, na vjen keq për popullin opozitar, por tashmë është e qartë që nuk ka kthim mbrapa. Bashkitë do të drejtohen nga kandidatët tanë, këshillat bashkiakë janë dominuar nga anëtarët tanë, por ne nuk na mbetet gjë tjetër për të kuptuar se çfarë kemi për reformat”, – u shpreh Shalsi.

“Do të donim një opozitë ndryshe të ashpër, por të vërtetë. Nuk e kemi dhe nuk e zgjedhim, ndaj dhe debatet brenda partisë janë të tilla që duhet të bëjmë opozitarin brenda vetes. Edhe ne e dimë që ka shumë gjëra që nuk shkojnë si duhet që nuk i kemi bërë mirë, na duhet shumë punë dhe të shohim me shumë realizëm situatën, ndaj po përqendrohemi tek ekonomia e bashkitë”, – përfundoi ministri Shalsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat