Çuçi në Gjirokastër e Dropull: Besimi i votës së qytetarëve të shndërrohet në shërbime publike

Shqipëria

Çuçi në Gjirokastër e Dropull: Besimi i votës së qytetarëve të shndërrohet në shërbime publike

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 21:39
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ishte sot i pranishëm në takimet e asambleve socialiste në Gjirokastër e Dropull. Në këto takime pati një analizë për zgjedhjet e 30 qershorit dhe atë që vjen pas.

“Me certifikimin e rezultatit dhe marrjen e mandatit, kryebashkiakët e rinj i pret një punë e madhe. Besimi që qytetarët i dhanë me votë duhet të shndërrohet në shërbime publike më të mira, në investime dhe projekte transformuese për zonat urbane dhe rurale”, theksoi ministri Çuçi në fjalën e tij.

Sipas tij, duke pasur edhe shumicën në këshillat bashkiakë, do mbahen gjithë zotimet e marra. “Besoj se s’ka më asnjë pengesë për të çuar para zotimet tona përballë qytetarëve. Koha për të nisur bashkë një faqe të re për Gjirokastrën dhe Dropullin”, theksoi Çuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat