Meta: Ndërkombëtarët mund të thonë se ‘gomari fluturon’, për Ramën 13 tetori ditë tersi

Shqipëria

Meta: Ndërkombëtarët mund të thonë se ‘gomari fluturon’, për Ramën 13 tetori ditë tersi

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 11:25
Ilir Meta

Presidenti, Ilir Meta ka deklaruar se Kryeministri Rama e percepton datën 13 tetor si datë tersi, por sipas tij në 30 qershor vendi nuk ka patur zgjedhje kushtetues apo ligjore.

Nga Durrësi, Meta ka thënë sot se kriza duhet të zgjidhet në mënyrë të përgjegjshme dhe sipas tij askush nuk do dal me kosto zero nga ajo që Presidenti e quajti rrëmujëhane,

“ Kryeministri ndoshta e percepton si datë tersi 13 tetorin. Kjo krizë do në zgjidhje të përgjegjshme, askush nuk duhet të mendojë se do të dalë me kosto zero nga kjo, aq më shumë ata që kanë gatuar këtë rrëmujëhane në Shqipëri”, ka thënë Meta.

Presidenti ka folur për vendimin e Gjykatës së Durrësit, teksa tha se kjo është në vazhdën e rrëmujëhanes që po ndodh në Shqipëri.

Meta ka thënë se ndërkombëtarë nuk duhet të thonë që “gomari fluturon”, por për Metën në Shqipëri një gjë e tillë nuk ndodh.

“Çdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është demonstrim i rrëmujehanës që zhvillohet. Mungesë e respektit për Kushtetutën, keqzbatimi i qëllimshëm dhe i njëanshëm i ndryshimeve kushtetuese që u realizuan tri vete më parë.

Me një qarkore u shpall inegzistent dekreti i Presidenti dhe u mblodh organizata socialiste në KQZ dhe u bë presion ndaj Kolegjit Zgjedhor, dhe u bë rrëzimi i kërkesës së zotit, Idajet si rrëzimi i dekretit të Presidentit.

Por siguroj shqiptarët që nuk ka patur zgjedhje të qytetareve, as zgjedhje kushtetuese në 30 qershor.

Çdo ndërkombëtar që thotë që gomari fluturon,  kjo mund të ndodhë në art dhe pikturë, por në Shqipëri e dimë që gomari nuk fluturon. Nuk është shqiponjë”, thekson Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat