Rritet mesatarja për pranimet në universitet, Përmeti: Po lini rininë pa shkollë. Përgjigjet Shahini - Bota Sot
Rritet mesatarja për pranimet në universitet, Përmeti: Po lini rininë pa shkollë. Përgjigjet Shahini

Shqipëria

Rritet mesatarja për pranimet në universitet, Përmeti: Po lini rininë pa shkollë. Përgjigjet Shahini

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 11:35
Besa Shahini

Deputeti i opozitës së re Andi Përmeti ka kritikuar ministren e Arsimit se ka rritur në fund të ciklit akademik mesataren për maturantet që duhet të pranohen në universitete. Sipas Përmetit, ky vendim duhej të futej në fuqi pas tre vitesh, jo në muajin e fundit, ku maturanti është përgatitur për të shkuar në Universitet dhe pa pasur dijeni për faktin që të ndjekësh arsimin e lartë, duhet të kesh mesatare. Sipas deputetit opozitar, ky vendim djeg të drejtën e maturantëve që të shkojnë në Universitet.  

“Ne kemi për detyrë të kujdesemi për interesat e shqiptarëve. Për këtë arsye kam thirrur interpelancë me ministren Shahini për plotësimin e kritereve për pranimin në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve. Bëhet fjalë për një vendim për notë mesatare për të shkuar në Bachelor. Ky vendim lë të rinjtë shqiptarë pa punë.

E para pse e lini rininë pa shkollë? E dyta, a është një praktikë ndërkombëtare? A e keni diskutuar me grupet e interesave? A nuk është shkelje e të drejtave të njeriut që një nxënës që s’ka këtë notë mesatare të mos hyjë në shkollë të lartë. Si mundet që qeveria të hyjë në gjithçka. Si e nxorët këtë vendim vetëm 2 javë përpara Maturës?”, tha Përmeti.

Ministrja Shahini nuk arriti që t’i  japë një përgjigje të drejtpërdrejtë zotit Përmeti, por tha se ka vendosur që të rrisë mesataren në 7.5 për pranimet në universitete e mësuesisë. Gjithashtu është rritur mesatarja për pranimet edhe në arsimin pasuniversitar.

“Pas një proceduare të gjatë, tekstet shkollore janë përmirësuar cilësisht. Një pjesë e tyre janë përkthyer nga universitet më të mira të huaja dhe pjesa tjetër është hartuar nga ekspertët më të mirë shqiptar. Nga shtatori, nxënësit do të njihen me tekstet e reja.

Pjesa  e dytë është thembra e Akilit në Republikën e Shqipërisë. Kemi një numër në sistem që nuk janë të nivelit që duhet të ketë një nivel, pasi Partia Demokratike ka shkatërruar nivelin e mësuesve, duke i punësuar partiakisht dhe kanë hapur universitet  që prodhuan mësues që nuk shkuan asnjë ditë në universitet. Tani nuk ka një mënyrë  që këta mësues të dalin nga sistemi. Kemi rritur mesataren në 7.5 për ata maturantë që duan të bëhen mësues sepse më herë kanë shkuar ata që kishin notat më të ulta. Vitin tjetër presim që mesataren ta çojmë në 8. E gjithë kjo do të bëhet për të rritur cilësinë e mësuesve”, tha ministrja Shahni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...