Ligji për duhanin/ Beqaj: Të mos votohet, zbatimi të nisë nga ne; Ruçi: Denoncoji, nise nga unë - Bota Sot
Ligji për duhanin/ Beqaj: Të mos votohet, zbatimi të nisë nga ne; Ruçi: Denoncoji, nise nga unë

Shqipëria

Ligji për duhanin/ Beqaj: Të mos votohet, zbatimi të nisë nga ne; Ruçi: Denoncoji, nise nga unë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 11:39
Ilir Beqja

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka kërkuar në Kuvend që të mos miratohet sot projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Sipas tij nuk është e drejtë që të rëndohen masat, pasi propozimet e ardhura nuk e zgjidhin duke marrë parasysh se ato nuk zbatohen as brenda godinës së Kuvendit.

“Propozoj që projektligji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” të mos votohet sot dhe të shtyhet pasi propozimet e ardhura nuk e zgjidhin. Ne fillimisht duhet ta zbatojmë vetë këtë ligj në godinën e kuvendit dhe kryesinë e Kuvendit, nuk është e drejtë të rëndojmë shkelësit, ndërkohë nuk jemi vete të gatshëm për ta zbatuar. Ta zbatojmë këtu një herë, e më pas ta votojmë”, u shpreh Beqja.

Por Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi iu kundërpërgjigj se ky arsyetim nuk është i mjaftueshëm, e i kërkoi ish-ministrit që të denoncojë rastet konkrete duke nisur prej vetë atij që është duhanpirës.

“Nuk është arsye për ta hequr nga rendi i ditës, kjo është retorikë. Duhet ta denoncosh këtë rast, duke filluar nga unë si duhanpirës”, tha Ruçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...