“Shqipëria prodhon armë”, Sandër Lleshaj i rikthehet dhe dënimit me vdekje

Shqipëria

“Shqipëria prodhon armë”, Sandër Lleshaj i rikthehet dhe dënimit me vdekje

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 12:26
Sandër Lleshaj

Ndryshimet e mundshme në Kodin Penal, përmes një projektligji që po diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur mjaft debate mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës së re.

I pari që bëri jo pak ironi me këtë projektligj ishte deputeti demokrat Myslim Murrizi, që tha se të bllokohet kufiri për armët, duke argumentuar se nuk ëhstë e nevojshme ashpërsimi i neneve të Kodit Penal.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që krejt papritur tha se Shqipëria prodhon armë, duke iu referuar fishekzjarreve.

“Në disa raste të ligjshme dhe në raste të tjera në mënyrë të paligjshme, por këto prodhohen në Shqipëri” – tha Lleshaj, teksa këmbënguli që politika penale duhet ashpërsuar.

Ministri Lleshaj iu rikthyer edhe dënimit më vdekje, teksa tha se duke qenë një vend që nuk e kemi një ligj të tillë, atëherë dënimi duhet të jetë më i ashpër për cilindo që konsumon një vepër penale, qoftë kjo goditja e një punonjësi policie, apo një mjeku e infermieri në krye të detyrës.

Gjithashtu për Lleshajt, forcimi i kriteve për mbajtjen e armëve duhet të jetë një vendim i shpejtë për të ulur në masën më të mundshme përdorimin e tyre dhe kriminalitetin në tërësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat