Shpërthimi i bombulës së gazit djeg shtëpinë, familja në Selenicë në qiell të hapur

Shqipëria

Shpërthimi i bombulës së gazit djeg shtëpinë, familja në Selenicë në qiell të hapur

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:15
Shpërthimi i bombulës së gazit djeg shtëpinë

Shpërthimi i bombolës së gazit mbrëmjen e së mërkurës la në qiell të hapur 6 anëtarët e familjes Hoxha në Drashovicë të Vlorës.

Ata ndodheshin të gjithë në banesë dhe arritën të dalin në kohë kur ndjenë rrjedhën e gazit që u pasua nga shpërthim dhe flakë.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por shtëpia u shkrumbua plotësisht me gjithçka që kishte brenda, pavarësisht ndërhyrjes.

Tashmë thonë se nuk u ka mbetur asgjë, veç apelit për ndihmë.

Kryefamilarja: "Të ardhura nuk kam. Më ndihmoni, vini dorë në zemër për këta dy fëmijë."

Më herët të mërkurën, një çift bashkëshortësh mbeten të plagosur rëndë në Selenicë nga shpërthimi i një bombole gazi që përdornin për gatim.

Ekspertët zjarrfikës thonë se po punojnë për të zbuluar shkaqet e shpërthimeve që lanë pa strehë dy familje në harkun e pak orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat