Balluku mban peng kompensimin, banorët bllokojnë punimet në By Pass-in e Fierit - Bota Sot
Balluku mban peng kompensimin, banorët bllokojnë punimet në By Pass-in e Fierit

Shqipëria

Balluku mban peng kompensimin, banorët bllokojnë punimet në By Pass-in e Fierit

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:26
Foto

Vonesa sipas tyre e pajustifikuar në lëvrimin e fondeve të shpronësimit për tokat e prekura nga ByPass-i i Fierit dhe mungesa e një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës drejtuar nga Belinda Balluku ngriti sërish në protestë banorët e Levanit.

Në shenjë revoltë për pritjen dhe neglizhencën bllokuan punën në rrugë.

Banor: "Shpresojmë që shteti të bëhet shteti, dhe jo që ne të mbetemi rrugëve."

Aty kërkuan paratë për tokën që sipas tyre janë miratuar me VKM, por janë bllokuar në ministrinë e Infrastrukturës.

Banor: "Kanë dalë me VKM, por nuk i ka marrë asnjëri."

Protestuesit thonë se kanë bërë disa herë dokumentet dhe u janë drejtuar me shkresa zyrtare të gjitha institucioneve.

Por halli i tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

Banor: "Vetëm për shpronësimet mund të kem bërë të paktën 10 herë rifreskimin e dokumenteve, asnjë përgjigje zyrtare nuk ka ardhur."

Mungesa e nënkalimeve apo mbikalimeve që do ti lejonin të shkojnë në tokat e tyre është një tjetër shqetësim i këtyre banorëve.

Banorët e Levanit thonë se ata kurrsesi nuk janë kundër By Passit, por sipas tyre është mungesa e përgjigjes nga Ministria e Infrastrukturës dhe institucioneve të tjera që i ka detyruar të zgjedhin protestat si rrugë për të kërkuar të drejtën

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...