Meta takon zyrtarin e lartë britanik, kërkon marrëdhënie dinamike midis dy vendeve

Shqipëria

Meta takon zyrtarin e lartë britanik, kërkon marrëdhënie dinamike midis dy vendeve

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:35
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadorin Andrew Page.

Presidenti është shprehur në takim se “vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me bindjen se ato do të vijojnë të jenë edhe më dinamike në të ardhmen.”

As situata politike në Shqipëri nuk ka mbetur jashtë fokusit të diskutimeve.

“Theksova gjithashtu domosdoshmërinë e rikthimit urgjent të vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, duke i shërbyer njëkohësisht objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Këshillit të tetorit”, shprehet Meta.

“Krenar për marrëdhëniet tona të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe mirënjohje për përkushtimin e saj për stabilitet e siguri në rajonin tone”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat