BOOM: Firma e ndërtimit i prish qytetarit shtëpinë me certifikatë pronësie - Bota Sot
BOOM: Firma e ndërtimit i prish qytetarit shtëpinë me certifikatë pronësie

Shqipëria

BOOM: Firma e ndërtimit i prish qytetarit shtëpinë me certifikatë pronësie

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:30
Ilustrim

Ky ështe momenti (shiko videon) kur një firmë e cila do të ndërtojë një objekt me 8 kate në lagjen "10 Korriku" Vlorë prish shtëpinë e familjes  Taraj.

Dashamir Taraj: Rrimë në shtëpinë tonë, na vjen skrepi dhe na prish shtëpinë. Na merr policia, shkojmë atje dhe bëjmë kallëzim. I kërkon mundësi mbrojtje dhe thotë nuk kam mundësi të të mbroj. Kur bëhet akt, atëherë ndërhyj.Shtëpinë e kemi të hipotekluar me dokumenta, del në sistem për një sekondë.

Administratorja e firmës së ndërtimit fillimisht kercënon grupin e xhirimit të emisionit "BOOM".

Administratorja: Mos më filmo ti o re.

Gazetarja: Kameran lëre.

Administratorja: Edhe njëherë, mos filmo këtu!

Gazetarja: S’ke punë me kamerën.

Administratorja: Ta thyej e ç’ke me atë punë, ty e me gjithë kamerën, unë! Ty edhe kamerën bashkë! Hajde me mua në zyrë!

Më pas ka pretendimin se ky objekt që po prishet  është tokë shtet.

Gazetarja: Ju pretendoni që  shtëpia atje është prona juaj?

Administratorja: Atëherë, ajo është pronë shteti.

Pas verifikimeve të bëra në Hipotekë rezulton se kjo pronë është e familjes Taraj.

Gazetarja: Tani, diskutuam për llojin e pasurinë 27/99. Më the që është shtet.

Administratorja: Po.

Gazetarja: Ndërkohë ja certifikata e vërtetimit të pronësisë, nuk është shtet.

Administratorja: Mos iu fut kësaj loje se i je futur një loje të madhe dhe nuk do dalë mirë. Kam timen, e kam këtu.

Lejen e ndërtimit për këtë objekt e ka dhënë ish-kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, por me vendimin e Gjykatës së  Lartë ky shesh ndërtimi duhet të asgjesohej pasi nga harta ishte fshirë prona e familjes Taraj, ndërkohë që punonjësi i Bashkisë në atë kohë u dënua me burg.

E njëjta histori përsëritet 5 vite më pas, ku prona e qytetarit e cila rezulton e regjistruar në Hipotekë nuk paraqitet në planimetrinë e shesh ndërtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...