Islami: 13 tetori për lokalet, Meta nuk ka akoma hapësirë kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare

Shqipëria

Islami: 13 tetori për lokalet, Meta nuk ka akoma hapësirë kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 07:26
Kastriot Islami

13 tetori i propozuar nga presidenti Ilir Meta për të mbajtur 3 palë zgjedhje mbetet thjeshtë një propozim.

Ish-deputeti demokrat Kastriot Islami i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se dekreti i Metës për të mbajtur zgjedhje të reja në 13 tetor konsiston vetëm tek ato lokale dhe se Presidenti nuk ka hapësirë kushtetuese akoma që të shpallë datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kastriot Islami: Gjithë problemi që diskutojmë ne pavarësisht se opozita e ka thënë në një mënyrë më të fortë, ky është problemi i një njeriu. Pse duhet të mbajë peng një vend për një njeri. Ka dhënë dorëheqje Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta. Hapi rrugë, bëj zgjedhje po i fitove prap bravo të qoftë. Jo zgjedhje lokale, por zgjedhje të përgjithshme. 13 tetori është dekret për zgjedhje lokale. Ilir Meta nuk ka hapësirë kushtetuese për të shpallë ditë zgjedhjesh të përgjithshme akoma. Mund të shpallë zgjedhje të parakohshme nëse ka një mirëkuptim, ose do shpallë zgjedhje kur ti vijë kohë. Këto zgjedhjet e 13 tetorit, janë për zgjedhje lokale. Zgjedhjet lokale janë të përthyera. Edi Rama dëshiron që të bëhet siç bëri Erdogani në Stamboll. Erdogani në Stamboll mori dy goditje edhe humbje, edhe imazhin që nuk bën zgjedhje. Dhe tha po i përsëris. Po humb zgjedhje dhe po fitoj imazh. Dhe Rama është gati ta ndajë 32 me 31, apo 30 me 32, për të marrë imazhin që bën zgjedhje dhe të rrijë kryeministër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat