Jeni bërë pishman që keni qenë një nga hartuesit e këtij sistemi? Ja si përgjigjet Kastriot Islami

Shqipëria

Jeni bërë pishman që keni qenë një nga hartuesit e këtij sistemi? Ja si përgjigjet Kastriot Islami

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 07:34
Kastriot Islami

Ndonëse nuk i ka dhënë një përgjigje konkrete pyetjes nëse është bërë pishman për faktin se ka qenë një nga hartuesit e këtij sistemi, ish-deputeti demokrat Kastriot Islami tregoi arsyet pse u bë ky sistem në këtë mënyrë.

Kastriot Islami: Sistemi është bërë proporcional sepse fenomeni i futjes së oligarkëve, i njerzëve me lekë që shmangin partinë kishte filluar para se të vinte Rama në PS. Me sistemin tjetër. Sepse sistemi tjetër kishte një pjesë mazhoritar dhe një pjesë poporcional. 40 e ndanin dy partitë e vogla, 100 dy partitë e mëdha. Tek mazhoritari futën të fortët me lekë dhe duke fituar me lekë, për 100 arsye. Atëherë thamë nëse vazhdon kështu do bëhen 100  oligarkë. Atëherë hajde bëjmë një sistem ku konkurrimi është me parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat