Me ndihmën e opozitës, qeveria miraton kodin penal dhe ligjet e reformës në drejtësi

Shqipëria

Me ndihmën e opozitës, qeveria miraton kodin penal dhe ligjet e reformës në drejtësi

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 08:31
Kuvendi i Kosoves

Në seancën e fundit parlamentare mazhoranca miratoi 16 pr/ligje edhe me kontributin e opozitës së re.

Pas 10 orësh kuvendi miratoi ndryshimet në kodin penal, të cilat ashpërsojnë dënimet për dhunën në mjediset publike, në protesta, dhuna ndaj mjekëve, dhuna në sport, sikurse edhe për falsifikatorët e ushqimeve.

Ndryshimet në kodin penal morën 96 vota pro dhe 11 kundër si dhe një abstenim.

Nga bashkimi me opozitën e re, PS kaloi pas 2 vitesh edhe dy ligjet e rëndësishme të reformës në drejtësi, të cilat kishin mbetur pezull.

Pr/ligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë dhe pr/ligji tjetër për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Të dy pr/ligjet morën 106 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Në këtë seancë të fundit, pavarësisht kritikave të institucioneve ndërkombëtare për koncesionet, mazhoranca miratoi dy të tillë për rrugët, atë Milot-Balldre, i cili mori 79 vota pro dhe 29 kundër dhe rrugën Orikum-Dukat me 73 vota pro dhe 23 kundër.

Këto koncesione do ti kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 328 mln euro.

Kuvendi miratoi edhe pr/ligje të tjera, atë për Akademinë e Shkencave, për mbrojtjen civile. Disa ndryshime në ligjin për faunën e egër, pr/ligjin për disa shtesa dhe ndryshime për Institutin e studimeve për krimet dhe pasojet e komunizmit në Shqipëri.

Socialistët kaluan me ndihmën e votave të opozitës edhe rregulloren e Kuvendit, por edhe pr/ligjin me ndryshimet për asistencën sociale dhe duhanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat