Fuga: Rrezikojmë të ngelemi një komb që dijen e ka nga shekulli i kaluar

Shqipëria

Fuga: Rrezikojmë të ngelemi një komb që dijen e ka nga shekulli i kaluar

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:24
Akademiku Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga ndërsa ka theksuar edhe njëherë se mbledhja e Akademisë së Shkencave, në vlerësimin e tij, është e paligjshme, i është drejtuar edhe publikut, duke shpjeguar rëndësinë e madhe të funksionimit të Akademisë.

I ftuar në “Kjo Javë”, në”News24”, Fuga u shpreh se nëse Akademia e Shkencave nuk funksionon, atëhere rrezikohet dija dhe se rrezikojmë të mbetemi një “komb që dijen e ka nga shekulli i kaluar”.

“Dua t’i drejtohem publikut sepse kujtojnë që Akademia e Shkenca është një forum ku mblidhen ca njerëz që e quajnë veten shkencëtarë që grinden me njëri-tjetrin dhe kjo nuk na hy në punë. Po nuk është kështu sepse Akademia e Shkencave duhet t’i japi tonin prodhimit të dijes.

Nëse ky motor nuk funksionin i gjithë motori i dijes shqiptare nuk funksionon. Rrezikojmë të ngelemi një komb që dijen e ka nga shekulli i kaluar. Problemi është shumë serioz”, u shpreh Fuga.

Akademiku Fuga foli dhe për reformën në drejtësi. Ai u shpreh se beson se duhet transparencë e të gjithë njerëzve, sidomos atyre që merren me politikë ose punojnë në administratë. Ai tha se reforma duhet të jetë e pavarur nga politika.

“E kam të zorshme ta them. Unë di këtë gjë që unë jam për transparencë të të gjithë burrave dhe grave që merren me politikë apo hyjnë në administratë. Këtë transparencë duhet ta realizojmë me duar të pastra. Duhet transparencë për gjithçka. Por kam një shqetësim, duhet që drejtësia duhet të jetë e pavarur nga politika.

Nëse nuk është e pavarur nga politika, atëherë edhe njerëzit e rinjdo të bien pre e drejtësisë si këta sot. Unë mendoj se politika shquiiptare nuk është në gjendje të krijojë drejtësi të pavarur. Nëse partnerët e huaj vënë dorë dhe krijojnë këtë gjë jashtë sistemit, këtu besoj. Që politika vetë është e ndërgjegjshme, këtë nu mund ta besoj”, tha Fuga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat