Aleanca për Mbrotjen e Teatrit dëgjesë me përfaqësues të PD

Shqipëria

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit dëgjesë me përfaqësues të PD

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:53
Çlirim Gjata

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit është duke zhvilluar një dëgjesë me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Në këtë aktivitet fjalën e ka marrë sekretari i PD për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, i cili u shpreh se po të ishin hapur dosjet e përgjimeve më 30 qershor mund të kishim zgjedhje

Gjata: Nuk ka më shtet ligjor. Po të ishin hapur dosjet e përgjimeve më 30 qershor mund të kishim zgjedhje. Po të kishte bërë prokuroria punën e vetë nuk do të ishim këtu. Po për ligjin e teatrit, sa shkelje kemi zbuluar. Uji çon mullirin në paratë e pista. Kemi shtet të një njeriu tani. Ai mbështetet te krimi, te oligarkët. Rrallë del një gjyqtar kurajoz.

Ndërsa aktori Robert Budina u shpreh se qeveria po nxiton për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Budina: Qeveria po nxiton për të realizuar shembjen e teatrit. Po bëjnë gjëra që s’kanë me logjikë. Kemi qenë gjithë natën, do e monitorojmë. Sot në mëngjes erdhën për të tërhequr disa materiale, i kërkuam lejen, por nuk e kishin. Kishin ndërmend të tërhiqnin dhe gjëra të tjera, por u tërhoqën nga ky vendim. Deri tani nuk ka asnjë urdhër, por kanë proceduar për materialet. Parmbrëmë ka qenë plani për të sjellë kamionët dhe për ti hequr gjitha materialet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat