Gjata në dëgjesën e teatrit: Vettingu të bëhet më i ashpër

Shqipëria

Gjata në dëgjesën e teatrit: Vettingu të bëhet më i ashpër

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 07:26
Çlirim Gjata

Sekretari i PD për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Gjykatës së Durrësit, që njohu mandatin e Valbona Sakos, dy ditë pasi një gjyqtar tjetër kishte refuzuar të certifikonte rezultatin e 30 qershorit.

I ftuar në një dëgjesë publike nga aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Gjata tha se e njëjta çështje nuk mund të gjykohet dy herë nga togat e zeza të shkallës së parë.

Gjata: Vendimi i Gjykatës shqyrtohet vetëm nga një Gjykatë më e lartë. Vendimi i gjykatës së rrethit shqyrtohet nga apeli. Vendimi i Apelit nga Gjykata e Lartë. Nuk mundet gjyqtari i rrethit të shqyrtojë një çështje që e ka gjykuar dy ditë më parë po një gjyqtar i gjykatës së rrethit. Dhe po ashtu ligji e ka që kur dy vendime të njëjta bien në kundërshtim me njeri-tjetrin, prevalon ai i pari, ka fuqi i pari, i dyti nuk ka vlerë.

Zyrtari demokrat komentoi dhe reformën në drejtësi kur tha se nuk ka garanci për paanshmërinë e organeve të reja të drejtësisë, pasi prokurorët e Saimir Tahirit u lanë jashtë SPAK, ndërsa shtoi se ekziston rreziku që në sistem të futen gjyqtarë si ai i Durrësit që i dha mandatin e kundraligjshëm kandidates së PS.

Gjata: Përsa i takon drejtësisë së re, skepticizmi im ka qenë, jo se nuk duhej reforma në drejtësi. Duhej jashtëzakonisht shumë, duhej vettingu dhe shumë mirë që po bëhet. Madje unë jam që të bëhet më i ashpër sepse kanë shpëtuar disa prokurorë e gjyqtarë të korruptuar me ndërhyrje të kryeministrit. Se i duhen për organet e reja atij. 

Gjata shprehu mbështetje për protestën më se një vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa premtoi se me ardhjen e PD në pushtet godina do t'i rikthehet identitetit autentik përmes rikonstruksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat