Konsumi i alkoolit del jashtë kontrollit në Shqipëri

Shqipëria

Konsumi i alkoolit del jashtë kontrollit në Shqipëri

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Ligji për alkoolin i miratuar 13 vjet më parë ka mangësi dhe nuk po zbatohet. Shqetësimi ngrihet nga specialistët dhe sipas tyre nga 2006 ka ardhur koha që ligji të ndryshohet tërësisht.

“Duke qenë se ka kaluar një kohë shumë e gjatë dhe ky ligj ka mangësitë e veta për kohën që ka ardhur, ka kaluar koha për të bërë ndryshime ligjore në këtë ligj. Problematika është e tillë që ligji nuk po zbatohet.”

Roland Shuperka është një hartuesit e ligjit të vjetër. Ai thotë se edhe ndryshimet në ligj për mbrojtjen e të miturve të bëra pak muaj më parë kanë probleme në zbatim.

“Duhet të fokusohemi që të jenë më pak të aksesueshëm grupmoshat e reja për të përdorur alkool dhe për të blerë alkool, edhe pse e kemi sot këtë pjesë. Por sot promovimi i pijeve alkoolike bëhet aty ku janë edhe fëmijët, konsumohet alkool edhe aty ku janë fëmijët. Për sa i përket financave, akcizave duhet të koordinohen në të mirë të shëndetit publik dhe të në të mirë të buxhetit të shtetit.”

Vitet e fundit konsumi i alkoolit ka pësuar rritje. 21 % e popullsisë e moshës  15 vjeç konsumon alkool. Rritja e përdoruesve të alkoolit, sipas ekspertëve, ka prekur jo vetëm meshkujt, por edhe femrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat