Trafik i rënduar në Durrës e Vlorë , Gjiri i Lalëzit, Plepa-Golem dhe Orikumi me fluksin më të madh

Shqipëria

Trafik i rënduar në Durrës e Vlorë , Gjiri i Lalëzit, Plepa-Golem dhe Orikumi me fluksin më të madh

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 22:30
Foto

Trafiku i rënduar në këto ditë të nxehta vere kthehet në sfilitës për mjaft qytetarë që lëvizin drejt bregdetit me automjetet e tyre dhe ato të transportit publik. Veçanërisht në fundjavë, qarkullimi rëndohet edhe më shumë, ndaj policia rrugore ka kaluar në shërbime të përforcuara.

Shefi i Qarkullimit Rrugor të Durrësit, Valentin Floriri këshillon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes me shpejtësinë në drejtim e të përdorin rrugët alternative për të shmangur vonesat.

Në Durrës rrugët më problematike mbeten ajo Maminas-Gjiri i Lalëzit e kthim, si dhe rruga dytësore Plepa-Golem, për të cilat rrugorët sugjerojnë si rrugë alternative atë Sukth-Manëz dhe autostradën Durrës-Kavajë.

Ndërkohë numri i lartë i pushuesve që kanë prefueruar bregdetin e Vlorës këtë fundjavë kanë sjellë trafik të rënduar edhe drejt jugut të vendit. Situata me problematike është paraqitur në zonën në ujë të ftohtë.

Ndërsa shefi i Qarkullimit për Qarkun Vlorë Naun Doko ka konfirmuar masat e policisë por edhe duke kërkuar ndihmën e drejtuesve të mjetit që përshkojnë këto akse.

Vlora këtë fundjavë ka shënuar një numër të lartë pushuesish, duke rregjistruar fluks në bregdet, por edhe trafik të rënduar. Segmenti Vlorë-Orikum vijon të mbetet dhe më i ngarkuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat