Trafik stresues në zonat turistike - Bota Sot
Trafik stresues në zonat turistike

Shqipëria

Trafik stresues në zonat turistike

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 07:17
Trafik stresues në zonat turistike

Trafiku duket se do jetë armiku kryesor i turizmit këtë sezon pasi fundjava ka sjellë probleme thuajse në të gjitha destinacionet.

Pavarësisht masave të marra nga policia, rrugët në zonat bregdetare nuk mund të përballojnë fluks kaq të madh mjetesh.

Policia është në terren dhe thotë se ka hartuar një plan masash duke përforcuar shërbimet, por përsëri trafiku në Vlorë është kilometrik.

“Fluks pushuesish dhe trafik në Vlore. Numër i lartë pushuesish që këtë të diel kanë preferuar Vlorën dhe bregdetin e jugut, ndërsa numri i lartë i automjeteve ka krijuar edhe trafik të rënduar. Me problematike zona ne Ujë të Ftohtë pranë tunelit, ku edhe është krijuar situata më problematike për trafikun. Segmenti nga uji i ftohte në Radhimë e Orikum ka patur fluks automjetesh ndërsa ka patur lëvizje të ngadaltë, por jo bllokim të automjeteve.”

Shefi i Qarkullimit për qarkun Vlorë, Naun Doko tregon arsyet pse në zonën e Ujit të Ftohtë ka gjithmonë trafik.

E njëjta situatë paraqitet edhe ne Durrës. Më të ngarkuara janë rruga që të çon në Gjirin e Lalëzit, apo edhe aksi Ura e Dajlanit-Plepa. Drejtuesit e policisë rrugore kërkojnë edhe bashkëpunimin e qytetareve.

Trafiku i renduar paraqitet edhe në Shëngjin, çka ka sjelle vështirësi qarkullimi për shkak të dyndjes se pushuesve drejt zonave turistike.

Policia e ka të pamundur të përballojë situatën për shkak të fluksit të lartë të mjeteve. Situata pritet të rëndohet gjatë ditëve në vijim pasi fundi i korrikut dhe i gjithë muaji Gusht konsiderohet si koha kur drejt plazheve shqiptare vijnë pjesa më e madhe e turistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...