Opozita letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni dhënien e mandatave, të vendosë Gjykata Kushtetuese - Bota Sot
Opozita letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni dhënien e mandatave, të vendosë Gjykata Kushtetuese

Shqipëria

Opozita letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni dhënien e mandatave, të vendosë Gjykata Kushtetuese

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 09:38
Foto

Opozita i ka dërguar letër Kolegjit zgjedhor për pezullimin e pezullimin e  shpërndarjes se mandateve për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.

Në letrën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, shkruhet se pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave Bashkiake, duke i konsideruar monopartiakë.

"Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se 'çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër',"-shkruhet në letër.

Opozita shprehet se ligji detyron Kolegjin të mos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit.

Ndërsa thekson se vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor janë të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë, duke se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve. 

"Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tettor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen. Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti. Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë zëvendësimin e pluralizmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën,"-shkruan opozita. 

Opozita i bëri apel Kolegjit Zgjedhor se është koha për t’i shërbyer interesit publik përpara interesit privat, i cili sipas tyre  po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...