Vrasja e të vetëshpallurit president i Çamërisë, rrëfehen shokët

Shqipëria

Vrasja e të vetëshpallurit president i Çamërisë, rrëfehen shokët

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 10:41
Foto

Konfirmohet edhe nga policia shqiptare, jozyrtarisht se Festim Lato, i vetëshpalluri “Presidenti i Çamërisë”, është gjetur i vrarë në Amsterdam. Ndërkohë, mediet e huaja raportojnë se ka qenë një kalimtar i rastit, ai që e dalloi trupin e njeriut në ujë rreth orës 5:00 të mëngjesit të së premtes.

Fillimisht u dyshua se trupi i pajetë i përkiste një polaku, por më pas rezultoi se bëhej fjalë për biznesmenin shqiptar, Festim Lato, i cili prej 25 vitesh jetonte në Holandë.

Sipas De Gelderlander, Lato ka shmangur një ‘ushtri’ kreditorësh për një kohë të gjatë. Ai u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen në prill të këtij viti. Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me vrasjen e tij.

Një mik i mirë i Latos konfirmoi vdekjen e tij tek De Gelderlander. Ai i tha gazetës se ai kohët e fundit e takonte shpesh dhe nuk kishte arsye të besonte se do t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe.

Angelo Aliu, kryeministri i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, konfirmoi vdekjen e Latod në Facebook. Ai tha se ishte i tronditur nga vdekja dhe e quajti atë “një vrasje të motivuar politikisht të një heroi të Çamërisë”.

Diplomati holandez Jeroen Zandberg i UNPO – një organizatë e bazuar në Hagë për vendet, rajonet dhe popujt e papërfaqësuar – i tha De Gelderlander se Lato ishte i përfshirë në punë të dyshimta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat