Gjykata i jep mandatin e kryebashkiakut Lefter Allës dhe Dionis Imerajt

Shqipëria

Gjykata i jep mandatin e kryebashkiakut Lefter Allës dhe Dionis Imerajt

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:24
Lefter Allës, Dionis Imeraj

Gjykata e Bulqizës dhe ajo që Dibrës i ka dhënë mandatet kryebashkiakëve, të cilët rezultuan fitues pas procesit të votimit në 30 qershor.

Bulqiza i ka dhënë mandatin kryebashkiakut Lefter Alla, ndërsa ajo e Dibrës, kryebashkiakut Dionis Imeraj.

Ndërsa në Veri njihen mandatet e kryebashkiakëve, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesë-padinë e Leonidha Hristos për mosnjohje të mandatit të Kristaq Kiços, si kryebashkiak i Finiqit.

Hristo, kundërshtari i Kristaq Kiços në votime pretendon se në Finiq zgjedhjet janë manipuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat