Shqipëria e para për nga numri i aksidenteve

Shqipëria

Shqipëria e para për nga numri i aksidenteve

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:29
Ilustrim

Sipas Institutit të Statistikave numri i aksidenteve rrugore gjatë muajit qershor të vitit 2019 ka pësuar ulje krahasuar me një vit më parë, por numri i viktimave ka qenë më i lartë.

Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT gjatë qershorit janë bërë gjithsej 131 aksidente rrugore, ndërsa një vit më parë janë shënuar 142 të tilla. Në pothuajse të gjitha rastet, konkretisht 91,6 % fajtor ka qenë drejtuesi i mjetit, ku grup mosha më e prekur është 25 – 35 vjeç. Megjithatë, ajo që vihet re është se pavarësisht se ka pasur një rënie të numrit të aksidenteve, numri i personave që kanë humbur jetën është më i lartë se në vit më parë.

Kështu gjatë qershorit të këtij vitit kanë vdekur në aksidente rrugore 26 persona ndërsa një vit më parë 20 persona.

Numri i personave të vdekur në gjashtë mujorin i parë të 2019 është 102 persona, ndërsa në vitin 2018 numërohen 98 persona viktima.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 31,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat