Dhunë e hakmarrje, se diktoi trafikantët e drogës…

Shqipëria

Dhunë e hakmarrje, se diktoi trafikantët e drogës…

Nga: Diadema Stil Më: 22 korrik 2019 Në ora: 17:20
Ilustrim

Një i ri nga Mirdita, A.R. lindur më 1 janar 1983 në Kurbnesh dhe banues në Durrës, Lagjeja 18, i është nënshtruar një kalavari të gjatë dhune ekstreme, për shkak të dijenisë për një akt të rëndë kriminal.

Akti tragjik ndaj A. R. ka ndodhur me datë 21 gusht 2018, në Golem të Durresit; teksa ai po shkonte të merrte matrialet për punë dhe befas është befasuar kur në pjesën e mbrapme të apartamentit vilë trekatëshe, ka parë një furgon pa targa, në të cilin një grup prej katër personash, veshur me uniforma ushtarake, të maskuar me kapuça në kokë, të kamufluar me syze të errëta, po ngarkonin me shpejtësi në furgon arka dhe thase me arme dhe drogë.

A.R tentoi të ngjitej me shpejtësi në katin e tretë, por fatkeqësisht trafikantët e kanë pikasur dhe shenjestruar, ku pasi e kanë goditur në kokë me qytën e armës, e kanë hedhur nga kati i tretë, që t’i merrnin jetën, që ai të mos i denanconte. Viktima është përmendur ne Spitalin Ushtarak mabas tetë ditësh, me disa operacione në kokë e trup.

Siç i shpjeguan familjarët e tij, A.R. ka qëndruar deri me datë 13 shtator 2018 në spital, në reanimacion.

Në spital ka ardhur policia për informacionin e tragjedisë së ndodhur, por ai nuk ka pranuar të jap detaje, nga frika se kriminelët e kishin fiksuar mirë dhe mund ta ndiqnin atë dhe familjen e tij, pasi qenë njerëz me influencë të lidhur me segmente të korruptuara me policinë e Durrësit; pasi ishte i vetëdijshëm që ata do hakmerreshin me të dhe fëmijët e tij.

Mbas daljes nga spitali, A. R. ka marrë një letër anonime kërcenuese, e cila është pasuar nga një ngjarje tjetër. Pas kësaj letre kërcënimi, një pasdite, kur bashkëshortja e tij po kthehej nga shkolla me fëmijët për dore, drejt tyre vijnë dy persona nga mbrapa, ku nuk pati asnjë kalimtar. Personat iu drejtuan me këto fjalë: “Burri juaj i shpëtoj vdekjes, por do të ju marrim peng me vete ty me fëmijët që ke në bark dhe dy fëmijët e tjerë, po i the njeriu për këto që folëm, do të vrasim dhe ty”…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat